
Addressing skills mismatching in the green sector through digital upskilling of VET
Projekti ADDUPT synon të zhvillojë dhe përmirësojë aftësitë, njohuritë, burimet dhe aftësitë e organizatave të AFP-së për të përmbushur nevojat e sektorit të gjelbër.


Brenda reformave të nisura në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor kërkon të përmirësojë Sektorin e AFP-së dhe komponentin e tij shumëdimensional, duke u fokusuar në ndërtimin e sistemeve të kualifikimit, përmirësimin e cilësisë së proceseve mësimore dhe më e rëndësishmja duke siguruar zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve dhe trajnimeve të AFP-së.
Nëpërmjet projektit ADDUPT, ne duam të:
Përforcojmë lidhjen ndërmjet AFP-së dhe tregut të punës së sektorit të gjelbër në zhvillim.
Ofrojmë udhëzime konkrete dhe ndihmë të individualizuar për institutet e AFP-së të Ballkanit Perëndimor që duan të kalojnë drejt tranzicionit të dyfishtë.
Përmirësojmë aftësitë dhe njohuritë e trajnerëve dhe stafit të AFP-ve në Ballkanin Perëndimor në zhvillimin e burimeve dixhitale të mikromësimit rreth temave që lidhen me gjelbërimin.
Rritim potencialin e punësimit të nxënësve të Ballkanit Perëndimor përmes përmirësimit të kapaciteteve të sektorit të AFP-së, duke ofruar kurse trajnimi dhe burime mësimore që korrespondojnë me kërkesat e sektorit të gjelbër në tregun e punës.
Për ta arritur këtë,
ne do të:

Vlerësojmë nevojat kryesore dhe kërkesat për punë në sektorin e gjelbër.
Realizojmë seminare me ekspertë nga sektori i gjelbër dhe AAP, të cilët do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë rezultatet e analizës së nevojave, duke siguruar nivelin maksimal të besueshmërisë.
Zhvillojmë dhe zbatojmë një Kuadër të integruar të Ndërtimit të Kapaciteteve për institutet e AFP-së për t’i mbështetur që të zhvendosen drejt tranzicionit të dyfishtë dhe zhvillimit të burimeve dixhitale të mikromësimit.
Sigurojmë plane veprimit të AFP-së dhe burime dixhitale të mikromësimit për t’iu përgjigjur nevojave të identifikuara të sektorit të gjelbër.
Në kutinë tonë të veglave do të gjeni:

Korniza operative e Mekanizmit – Objektivat, kërkesat dhe burimet e alokuara për të diagnostikuar nevojat e biznesit në sektorin e gjelbër.
Analiza e sektorit të gjelbër: Tendencat dhe nevojat në ndryshim.
Diagnostifikimi i nevojave të biznesit në sektorin e gjelbër.
Manual për ndërlidhjen e ofrimit të AFP-së dhe sektorit të biznesit të gjelbër – Mjetet dhe metodat për të adresuar nevojat e biznesit të sektorit të gjelbër në kurrikulat e AFP-së.
Udhëzime për zhvillimin e Planeve të Veprimit të AFP-së për të përshtatur kurrikulat me nevojat e sektorit të gjelbër
Program trajnimi për zhvillimin e burimeve dixhitale të mikromësimit duke iu përgjigjur nevojave të sektorit të gjelbër.
Mjedis Virtual Mësimor (VLE) për trajnerët dhe stafin e AFP-së me burime të Kornizës së Integruar të Ndërtimit të Kapaciteteve për AAP-në dhe burime të mikromësimit që u përgjigjen nevojave të sektorit të gjelbër.
Planet individuale të veprimit të AFP-së: Udhëzime për pasurimin e kurrikulave të AFP-së.
Burimet dixhitale të mikromësimit që u përgjigjen nevojave të sektorit të gjelbër.
ADDUPT Paketa e mjeteve të shpërndarjes që paraqet mjetet e ndryshme të shpërndarjes së projektit (identiteti vizual, faqe interneti, media sociale, e-newsletter, video, fletë të dhënash grafike dhe broshurë).