Fusha e Kompetencës

Mishërimi i Vlerave të Qëndrueshmërisë
Qasja 9R për Menaxhimin e Mbetjeve

Mesazhet kryesore

Qasja 9R shkon përtej hierarkisë tradicionale të mbetjeve, duke ofruar një plan të detajuar veprimi për të reduktuar përdorimin e burimeve dhe për të zgjatur jetën e produkteve – duke filluar nga ‘Refuzo’ e deri tek ‘Rikupero’

Objektivat e të Mësuarit

Qëllimi është të kuptohen dhe të diferencohen nëntë nivelet e hierarkisë së mbetjeve sipas qasjes 9R, si dhe të analizohet roli i secilit nivel në ndërtimin e një ekonomie qarkulluese.

Aktivitet pasues

Jo

Udhëzime për prezantimin e temës dhe për dorëzimin e videos/prezantimit/mikroburimit

Filloni me pyetjen ‘Sa larg mund të shkojmë në parandalimin e mbetjeve?’ Prezantoni shkurtimisht qasjen 9R, më pas shfaqni videon ose burimin që ilustron secilin hap me shembuj praktikë.

Sugjerime për diskutime dhe aktivitete pas shikimit të materialit

Ftoni studentët të përshtasin secilin prej ‘R’-ve me një shembull praktik nga përditshmëria ose fusha e tyre profesionale dhe më pas t’i rendisin sipas ndikimit, nga më i madh tek më i vogël.”

Shkarkoni

materiale të burimeve mikro mësimore